4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri kërkon shkarkimin e rektorit të Universitetit të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që të merr veprimet dhe vendimet e nevojshme për shkarkimin e komplet stafit drejtuesit të Universitetit të Mitrovicës dhe të emërojë përkohësisht një staf drejtues me një rektor të përgjegjshëm për një periudhë kalimtare, derisa të bëhen emërimet e nevojshme.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rekomandimin e grupit të ekspertëve ndërkombëtar për mbylljen e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” e ka marrë me mjaftë shqetësim, pasi që Mitrovica ka shumë nevojë ta ketë universitetin e vet.

Prandaj, Bahtiri ka kërkuar që “menjëherë duhet të largohet komplet stafi drejtues me në krye rektorin aktual dhe kështu t’i hapet rrugë një menaxhmeti të dëshmuar, i cili do t’ia kthen dinjitetin Universitetit të Mitrovicës”.

Postimi i plotë i Bahtirit:

“Kërkesë të Ministrit të MAShT-it, Shyqiri Bytyqi

Rekomandimin e grupit të ekspertëve ndërkombëtar për mbylljen e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” e kam marrë me mjaftë shqetësim, pasi qe Mitrovica ka shumë nevojë ta ketë universitetin e vet.

Kërkoj nga ministri Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, që të merr veprimet dhe vendimet e nevojshme për shkarkimin e komplet stafit drejtuesit të Universitetit të Mitrovicës dhe të emëroj përkohësisht një staf drejtues me një rektor të përgjegjshëm për një periudhë kalimtare, derisa të bëhen emërimet e nevojshme sipas procedurave standarde duke respektuar kriteret më të larta, që do t’i mundësonin UMIB-it zhvillimin e punës në mënyrë të suksesshme dhe të rinjve studime të mirëfillta.

Deri te kjo gjendje e UMIB-it ka ardhur pasi që atë e udhëheqin njerëz jo profesional, të cilët kanë ardhur aty me ndikim të politikës. Pra, njerëzit që e kanë humbur pushtetin me ardhjen time në krye të komunës, kanë gjetur strehë aty dhe gjendja ku e kanë katandisur këtë universitet tashmë po shihet sa e rëndë është. Unë e kam ditur se do të vije deri te kjo gjendje, pasi që kam reaguar disa herë për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet në UMIB, por që reagimet e mia kanë hasur në vesh të shurdhër. Tash është momenti i fundit që të reagoj dhe të merr veprime konkrete MAShT-i.

Prandaj menjëherë duhet të largohet komplet stafi drejtues me në krye rektorin aktual dhe kështu t’i hapet rrugë një menaxhmeti të dëshmuar, i cili do t’ia kthen dinjitetin Universitetit të Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img