1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Lejohet qarkullimi i autobusëve të ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen pas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës së Shqipërisë, përmes ambasadës së tyre në Kosovë.

“Me qëllim të evitimit të problemeve që mund t’u shkaktohen qytetarëve, të cilët e kanë më të lehtë të udhëtojnë përmes Kosovës, nga Tirana për në Bajram Curr dhe anasajelltas, MIT ka pezulluar vendimin për ndalim të dy operatorëve nga Shqipëria, deri të mërkurën.Ne presim nga autoritetet e Shqipërisë, por edhe nga këto kompani, që t’i përmbahen lejes së tyre vetëm për udhëtim transit nëpër Kosovë, dhe jo ndalesë nëpër stacione për të marrë udhëtarë”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Tutje u tha se për këto shkelje të vazhdueshme, janë pranuar ankesa nga operatorët vendas, të cilëve u janë shkaktuar dëme dhe të njëjtat janë prezantuar para institucioneve relevante të Shqipërisë.

Për të këtë çështje, do të diskutohet në një takim mes komisioneve teknike të të dyja vendeve, të mërkurën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img