0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Diplomatja Fatmire Musliu nderohet me Mirënjohje nga mërgata shqiptare në Solingen

Shefja e Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu në një takim me Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë (KASH) për Gjermani, u nderua me Mirënjohje nga shoqata kulturore „Nexhmie Pagarusha“ në Solingen të Gjermanisë.

Musliu nga kjo shoqatë u vlerësua për angazhimin dhe kontributin e dhënë për avansimin e mësimit plotësues në Gjermani.

Paraprakisht në këtë ngjarje ishte organizaur një debat me temën: „ Mësimi plotësues shqip- gjendja aktuale dhe sfidat me të cilat përballet ky proces“, ku përveç anëtarëve të KASH-it prezent ishin edhe përfaqësues të disa shoqatave kulturore dhe shoqata të gruas.

Përmes një debati konstruktiv u identifikuan shumë faktor të cilët ndikojnë negativisht në përhapjen e mësimit plotësues por faktori kryesor vazhdon të mbetet interesimi dhe angazhimi i prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në orët e mësimit shqip.
Pothuajse njëzëri u pohua që në të ardhmen duhet të punohet më me pėrkushtim në mënyrë që fëmijët shqiptarë që rriten larg vendit të tyre të origjines të mësojnë të flasin dhe të shkruajnë shqip.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img