1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

E vetmja ngjyrë që nuk duhet ta veshësh kur është shumë nxehtë (nuk është e zeza)

Ndërsa ngjyra e zezë të krijon gjithmonë përshtypjen se është e tmerrshme për ditët e nxehta, është ngjyra që nuk duhet veshur gjatë verës, e sigurt që nuk është zgjedhja më e keqe

Ok, të gjithë e dimë që thith rrezet e diellit dhe të rrit më shumë temperaturat, por kur është fjala për djersitjen, e zeza është e padukshme. Ke parë ndonjë shenjë djerse në rrobat e zeza në fund të ditës? Pikërisht!

Atëherë cila mund të jetë ajo ngjyrë që nuk duhet të zgjedhësh për të veshur nëse ke një ditë të gjatë dhe të nxehtë përpara?

Në kundërshtim me atë që njerëzit besojnë, është grija. Nëse ngjyrat e errëta e fshehin djersitjen, grija është e vetmja ngjyrë e cila nuk fsheh as njollën më të vogël.

Ҫdo shenjë djerse mbi të do të duket, në ҫdo pjesë të trupit, nën sqetulla, në bark, në shpinë, kudo, dhe do bëhet vërtet problem.

Kur jashtë është 32 gradë ose edhe më shumë, natyrisht do të djersitësh, sado të kujdesesh, por më e keqja është që as veshja nuk do të të mbulojë dot shenjat.

Ke nevojë për ndonjë arsye më shumë pse duhet ta veshësh të zezën?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img