Nuk është ndonjë sekret se të mësoni ta luani një instrument muzikor ju ndihmon ta mbani mendjen të mprehtë. Këtë e vërtetojnë shumë studime.
Përveç kësaj, mësimi i një instrumenti muzikor ndihmon në reduktimin e stresit, zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut, dhe gjithashtu e lufton shqetësimin dhe depresionin.
Shëndeti mendor
Shumë doktorë dhe ekspertë sugjerojnë se joga dhe meditimi janë mjete esenciale për mirëqenie mendore. Por gjithashtu edhe duke u përqendruar në melodinë dhe notat e një instrumenti të cilin e luani, do t’ju ndihmojë shumë në shëndetin mendor.
Përqendrimi në muzikë dhe ritëm ju ndihmon të relaksoheni dhe të qetësoheni.
Kujtesa dhe funksioni i trurit
Mund t’iu duket tejet e qartë, por kujtesa jonë dhe aftësia për ta mësuar një instrument muzikor janë të lidhura ngushtë. Kjo sepse ne e praktikojmë të njëjtën këngë tërë kohën derisa të mësohemi ta luajmë atë këngë pa i shikuar notat në letër.
Sidoqoftë, mënyra se si funksionon truri kur e mësojmë një instrument është e jashtëzakonshme, ndërsa truri i muzikantëve është dëshmuar se funksionon ndryshe nga truri i atyre që nuk merren me muzikë.
Pjesa e trurit e cila merret me kujtesen bëhet më aktive dhe mund të rritet në disa raste.
Prandaj përderisa mund ta ushtroni trurin me fjalëkryqe dhe Sudoku, edhe mësimi i një instrumenti muzikor mund t’ju hyjë në punë.