4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ukrainë – Kosovë, befasi nga UEFA

UEFA ia ka bërë me dije Federatës së Futbollit të Ukrainës që ndeshjen ndaj Kosovës si vendëse ta organizojë në Ukrainë.

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ia ka bërë me dije Federatës së Futbollit të Ukrainës që ndeshjen ndaj Kosovës si vendëse ta organizojë në Ukrainë.
Por, vendimin final se ku do të luhet ndeshja e tretë eliminatore për kampionatin botëror “Rusia 2018″ ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës, më 9 tetor, do ta marrë FIFA si organizatore e botërorit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë, të martën, se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, shkruan Koha Ditore.
Por, ai thotë se Federata e Futbollit e Ukrainës nga kanale të ndryshme ka tentuar që të merret vesh me FFK-në që të dy ndeshjet t’i luajë në terren neutral.
“UEFA i ka thënë Federatës së Futbollit të Ukrainës që ndeshjen ndaj nesh duhet ta organizojë në Ukrainë, por kompetente është FIFA si organizatore e botërorit. Ukraina përmes kanaleve të ndryshme ka kërkuar që të merremi vesh për të luajtur në terren neutral, por ne do t’i nënshtrohemi vetëm vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s. Jemi në pritje të vendimit përfundimtar. Nuk e di se çfarë vendimi do të merret, por ne jemi tashmë anëtarë të barabartë me të gjitha federatat e tjera në FIFA dhe UEFA”, ka thënë Vokrri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img