12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

ORGANIZATAT E LUFTËS SKEPTIKE SE NISMA E PDK-SË DO T’I PASTROJË LISTAT E VETERANËVE

Ndërhyrje në pavarësinë e Prokurorisë së Shtetit po konsiderohet formimi eventual i Komisionit Hetimor Parlamentar për veteranët e rrejshëm.

Në kohën kur rasti është në shqyrtimin e dytë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për Institutin e Kosovës për Drejtësi formimi i një komisioni të tillë, përveç tjerash, është i panevojshëm, raporton KTV.

Në vend të komisioneve hetimoreve, Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i IKD-së, pret diçka tjetër nga subjektet politike.

Organizatat e veteranëve të luftës nuk presin që ky komision të jetë efektiv.

Pavarësisht që deklarojnë se mirëpresin çdo iniciativë që, sipas tyre, do të pastronte listat e veteranëve, dyshojnë në suksesin e tij.

Prokuroria Speciale e Kosovës, vitin e kaluar, ngriti aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër anëtarëve të Komisionit për Verifikim të Statusit të Veteranit, në mesin e tyre ndaj Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Shkumbin Demaliajt, Rrustem Berishës, Shukri Bujës e shtatë personave tjerë.

Derisa në muajin prill është mbajtur shqyrtimi fillestar, disa muaj më pas Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të nisë formimin e një Komisioni Hetimor parlamentar për të njëjtën çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img