3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti i reagon Veselit: Nisma për Komision Hetimor për të larë vetën

Pas deklarimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për nismën e një komisioni hetimor për listat e fryra të veteranëve, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar duke thënë se këtë çështje nuk e zbardh Komisionit Hetimor Parlamentar, por drejtësia e guximshme.

Me këto nisma ai tha se këta të fundit po kërkojnë për të larë vetën.

“I pesëfishojnë listat e veteranëve me mashtrues, e kërcënojnë prokurorin që hetonte veteranët e rrejshëm dhe ata që ju mundësuan të futen në lista, nuk e zbatojnë ligjin në fuqi për kufizimin e shpenzimeve për pensionet e veteranëve në 0.7% të Bruto Produktit Vendor. E tash kërkojnë Komision Hetimor për të larë veten.Këtë çështje nuk e zbardhë Komisioni Hetimor parlamentar, por drejtësia e guximshme, e pavarur politikisht dhe e pa thyeshme përballë kërcënimeve”, tha Hoti për kp.

Si Lidhje Demokratike ai u zotua se në qeverinë e ardhshme, do të sigurohen për të pasur një gjyqësorë të tillë, i cili është parakusht për të ardhmen demokratike dhe evropiane të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img