Sopranoja kosovare është paraqitur të dielën në një koncert operistik në Teatrin e Essenit ku për herë të parë luajti rolin e Adinës nga Opera Elisir Damore.
Ajo bëri debutimin e rolit të Adinës nga Opera, Elisir Damore në teatrin muzikor gjerman Aalto (Aalto-Musiktheater Essen).
“Jam shumë me fat që gjendem në mesin e kolegëve jashtëzakonisht përkrahës, dhe kam kënaqësinë ta bëj debutimin e rolit të Adinës nga Opera Elisir Damore mu në këtë teatër”, ka thënë Kajtazi.
Angazhimet e saj nuk kanë të ndalur ndërsa po ecë sigurt drejt sukseseve të reja në karrierën e saj muzikore.
Paraqitja e sopranos kosovare në operën, Elisir Damore shënon edhe fillimin e sezonit të saj në këtë teatër. Teatri Aalto në Essen kishte filluar punën më 25 shtator të vitit 1988 me operën “Die Meistersinger” nga Nürnbergu e kompozuar nga Richard Wagner./kultplus/