Rita Ora siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo, kur pushtoi skenën e “Summertime Ball 2019”, në stadiumin Wembley të shtunën.
Këngëtarja 28-vjeçare bëri një shfaqje spektakolare në festivalin më të madh veror në Londër, pjesë e së cilit ishin edhe yjet e famshëm: Ellie Goulding, Jess Glynne dhe The Jonas Brothers.
Rita dukej mahnitëse e veshur me një kostum të shkurtër të zi, shoqëruar me rripa dhe shirita shumë-ngjyrësh që i jepnin një pamje tejet tërheqëse, shkruan DailyMail.
Përkrahur nga një grup kërcimesh të mbështetura, Ora pati një performancë të shkëlqyer para mijëra të pranishmëve.
Këngëtarja shqiptare interpretoi disa nga këngët më hit të saj si: “Anywhere”, “Let you love me”, dhe “I will never let you down”.