Fadil Vokrri është njëri nga më meritorët që Përfaqësuesja e Kosovës dhe klubet kosovare luajnë në arenën ndërkombëtare.
Pasi si futbollist kishte një karrierë të jashtëzakonshme, Vokrri erdhi në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për të bërë gjëra edhe më të mëdha, duke arritur që ta anëtarësojë Kosovën në shtëpitë më të mëdha të futbollit UEFA e FIFA.
Por 9 qershori i vitit 2018 është një ditë e zezë për futbollin kosovar, pasi kryetari legjendar i FFK-së, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.
Vokrri ishte në palestër derisa pësoi një sulm në zemër dhe që nuk arriti dot t’i mbijetojë.
Ikja e Vokrrit nga kjo botë ishte një goditje e madhe për futbollin kosovar që sapo kishte filluar të ketë suksese.
Pas vdekjes së tij, mijëra njerëz nga e gjithë bota erdhën në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Sot stadiumi i kryeqytetit kosovar ku Vokrri aq shumë e deshi dhe bëri gjëra të mëdha e mban emrin e tij, ‘Stadiumi Fadil Vokrri’.
Kosova e tij po korr suksese të njëpasnjëshme dhe sigurisht që për këtë Vokrri është krenar nga lart dhe është tifozi më i madh i Dardanëve. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/2000723876617986/?t=130