Llapi e ka mbyllur me sukses marrëveshjen me mesfushorin defansiv, Bruno Arrabal, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës.
Arrabal do jetë pjesë e Llapit në edicionin e ri 2019/20, derisa shihet si një alternativë e Hamdi Namanit për repartin defansiv.
Më parë, Arrabal ishte pjesë e skuadrave: Remo, Duque de Caxias, Tupi FC, Mogi Mirim, Ethnikos dhe Kamzës.
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit nga “Zahir Pajaziti”.
Transferimi i Arrabal te Llapi u mundësua nga menaxheri i njohur shqiptar, Altin Ferat, ai i cili ka kryer disa transferime në kampionatin elitar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Arrabal është përforcimi i tretë i Llapit pas Blendi Memajt dhe Klodian Nurit.
Me skuadrën deri më tani kanë rinovuar dy mbrojtësit Bunjamin Emini dhe Bujar Idrizi.