7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rritet vlera e lojtarëve të Kosovës, tani si ekip vlejmë 57 milionë euro – Rashica, Muriqi, Celina e Zeneli me rritje të ndjeshme

Kosova do luajë të premten ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO2020 ku përballë do ta ketë Malin e Zi.

Por gjatë këtyre ditëve, Kosova ka marr një lajm të mirë, pasi shumica e vlerave të lojtarëve janë në rritje.

Rritjen më të madhe të vlerës e ka arritur Milot Rashica i cili tashmë do vlejë plot 20 milionë euro.

Rashica në aksion (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Anësori kosovar ka pasur një stinor fantastik te Werder Bremen, ku ka shënuar 12 gola, e ka dhuruar gjashtë asistime.

Rritje të vlerës ka pasur edhe goladori i Rizespor, Vedat Muriqi.

Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Muriqi nga një milion sa kishte vlerën në faqen e njohur ‘Transfermarkt’, tani do vlejë, 2.5 milionë euro.

Sulmuesi kosovar pritet të ndryshoj skuadër gjatë këtij afati kalimtar të verës e ku  ofertat e shumta nuk mungojnë.

Edhe Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziun kanë pasur rritje, pasi tani vlejnë mbi 1 milion euro.

Zeneli, Kryeziu e Kolloli (Foto: Ridvan Slivova)

Qendërmbrojtësi ka vlerë një milion euro, falë paraqitjeve të mira që kishte këtë edicion.

Rritje mund të kenë edhe Arbër Zeneli (6 milionë euro aktualisht) dhe Bersant Celina (3.5 milionë euro), që kishin paraqitje të mira.

Vlera e ekipit aktual të ftuar te Kosova është 57 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img