Ata po ia kujtojnë Serbisë që Kosova s’është e tyre, por që shteti ynë është i bukur dhe i shqiptarëve.
Veç kosovarëve që po postojnë imazhe me monedha të huaja në duar që shkruhet “Kosovo is Beautiful”, “Kosovo is Kosovo” dhe “Kosovo is Albania”, edhe një amerikane iu bashkangjit kësaj fushate.
Jordan Dewar, në llogarinë e saj Twitter i është kundërpërgjigjur Daçiqit, në një mënyrë mjaftë kreative. Ajo këtë e ka bërë duke i thurur disa vargjë, ku shkruan:
“Trëndafilat janë të kuq
Kosova është sublime
Shkatërrimi i monedhës amerikane
Është një krim federal”
Daçiq thirrjen “Kosovo is Serbia” e bëri duke shkruar pikërisht në dollarin amerikan.