1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria: Fotografia e paraqitur nga Flora Brovina nuk ka të bëjë me dhunën seksuale gjatë luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

“Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

“Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img