Avokati Gazmend Halilaj është liruar nga arresti shtëpiak lidhur me rastin e të miturës nga Drenasi, e cila muaj më parë denoncoi një rast për abuzim seksual.
Lirimin e ka konfirmuar për Indeksonline vet Halilaj, i cili ka thënë se u mbajt pa të drejtë në arrest.
“Po jam liruar nga arresti shtëpiak, ndonëse u mbajta pa të drejtë e pa bazë. Ata le të më hetojnë, unë kam qejf me më hetu. Tani vetëm do të paraqitem në stacionin policor, kërkesë kjo e tyre për t’i treguar Prokurorisë që janë për bashkëpunim”, ka thënë Halilaj.
Kujtojmë se avokati Halilaj e denoncoi muaj më parë në organet e drejtësisë rastin e abuzimit seksual me një vajzë të Drenasit nga profesori Shkëlzen Xhakaj dhe polici Vesel Veseli.