Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin e akuzuar për korrupsion

81
Advertisement

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, pasi është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, i shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Advertisement

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim të tij në Facebook, ku ka shkruar se lirimi i tij është bërë me kërkesë të Nerjovajt.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendës ministrin e Administratës Publike Z. Bujar Nerjovaj. Lirimi bëhet me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor. E falënderoj zëvendës ministrin Nerjovaj për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës Publike”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Ndryshe, ish-drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit si dhe zëvendësministër i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Mirëpo, dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

PostAdssFotoja e reklamës