7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Nafta e nis javën me rritje të çmimit

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi humbën mbi 10 për qind të vlerës javën e kaluar.

Çmimet po mbështeten nga Arabia Saudite, de facto lider i OPEC-ut, që sinjalizoi se grupi i prodhuesve duke përfshirë edhe Rusinë do të vijojnë të menaxhojnë furnizimin e tregut për të shmangur një surplus.

“Ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet për të ofruar stabilitet në tregje edhe përtej qershorit. Kjo do të thotë se rezervat globale të naftës duhet të ulen më tej”, deklaroi ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khalid al-Falih.

Takimi i radhës i OPEC dhe aleatëve do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 62.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 54 dollarë për fuçi.

Megjithatë, përshkallëzimi i luftës tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kinën, Bashkimin Evropian dhe Meksikën ka kufizuar fitimet. Tregjet kanë rënë ndjeshëm gjatë javëve të fundit, për shkak të shqetësimeve se lufta tregtare do të dëmtojë ekonominë globale dhe për pasojë edhe tregun e naftës. Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej kur presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e tarifave prej 5 për qind ndaj të gjitha produkteve meksikane, nëse ky vend nuk merr masa për të ndaluar emigrimin e paligjshëm.

Ndërkohë, çmimet po mbështeten edhe nga mundësitë që prodhimi në Norvegji të ulet me rreth 440 mijë fuçi në ditë, ose 11 për qind të prodhimit total të këtij vendi, nëse punonjësit e kësaj industrie do të zhvillojnë një grevë në datën 4 qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img