Gjatë këtij takimi, Hoxhaj ka njoftuar zyrtarët e NSC për zhvillimet në Kosovë, ecurinë e dialogut dhe gatishmërinë e Kosovës për mbarëvajtje të dialogut. Ka theksuar se marëveshja finale duhet ta sjellë njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Sipas Hoxhajt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës janë kyçe për suksesin e këtij dialogu final, pasi që nuk mund të ketë marrëveshje të zbatueshme dhe afatgjatë pa mbështetjen e këtyre vendeve.