6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet: Berisha-Kosova, lajm i jashtëzakonshëm

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka pranuar se Kroacia është favorite në ndeshjen e dytë në Grupin I, por pret që përfaqësuesja më e re në botë të forcohet me të tjerë yje, mes të cilëve edhe Besart Berisha.

Një pikë në Finlandë në debutimin kualifikues nuk është rezultat i keq, por 3 pikë në Shkodër do të ishin starti i një feste elektrizuese për tifozët shqiptarë
Edhe pse nuk do të jetë në fushë kombëtarja kuqezi, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luajë Kosova kundër Kroacisë, një derbi ballkanas që në FFK pretendojnë ta fitojnë.
Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se në debutim u la një përshtypje mjaft e mirë, por këtë herë do të guxojnë më shumë, transmeton Tch.
Numri 2 i futbollit kosovar pranoi se më 6 tetor në “Loro Boriçi”, Kroacia është favorite, por pret që përfaqësuesja më e re në botë të forcohet me të tjerë yje, mes të cilëve Besart Berisha.
Zyrtari i FFK-së, Ademi kërkon mbështetje sa më të madhe nga tifozët shqiptarë, sepse sipas tij, djemve që veshin fanellën e Kosovës iu duhet përkrahje në mënyrë që të motivohen sa më shumë në duelin me kroatët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img