4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Emilia Clarke kishte refuzuar të luante në “Fifty Shades of Grey”

Emilia Clarke fitoi zemrat e miliona fansave anembanë botës me rolin e saj të popullarizuar në hit serialin “Game of Thrones”.

Suksesi i madh ka sjellë çmime të shumta dhe komente pozitive për audiencat dhe punonjësit e filmit, duke i hapur kështu përgjithmonë dyert e Hollywoodit. Megjithatë, pak dihet se Clarke kishte marrë një ofertë që e kishte refuzuar katër vjet më parë, transmeton KP.

Emilia Clarke (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for TIME/Guliver)

Ishte “Fifty Shades of Grey”, që u shpall si një film që do të zhvendosë kufijtë e seksualitetit në kinematë botërore. Megjithatë, Emilia shumë lehtë e hodhi poshtë rolin, i cili habiti miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj.

“Herën e fundit që isha lakuriq para kamerave në ‘Game of Thrones’ ishte shumë vite më parë dhe kjo është ende pyetja kryesore që ma bëjnë vetëm për shkak se jam një femër. Është shumë irrituese dhe jam ngopur me të, pasi e kam bërë për shkak të karakterit Daenerys që kam interpretuar dhe jo që njerëzit të shikojnë gjoksin tim “, ka theksuar aktorja.

Dakota Johnson (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ajo pranoi se zhveshja para kamerave për shumëkënd është thjesht një paraqitje, por me kalimin e kohës ajo u bë shumë e pakëndshme për shkak të numrit të madh të anëtarëve të ekipit, të cilët vazhdimisht qarkullojnë në vendngjarje.

Kur është fjala për seksualitetin, Emilia nuk donte që trupi femëror të bëhej thjesht një objekt, por duke vendosur të refuzonte një rol të fituar, synonte të mbronte veten dhe intimitetin e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img