5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Marketing falas dhe mençur: Për pak sekonda në fushën e finales së Ligës së Kampionëve, fitoi vlerë reklamuese miliona dollarëshe dhe vëmendje botërore

Finalja e Ligës së Kampionëve mes të Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit është ndërprerë në minutën e 20-të për disa sekonda, kjo pasi një femër u fut në fushën e stadiumit “Wanda Metropolitano” vetëm në të brendshme.

Hyrja e saj me bikini në fushë ka bërë që ndeshje të ndërpritet për pak kohë. Megjithatë, sigurimi i stadiumit ishte i shpejt duke zënë vajzën dhe duke e larguar nga terreni.

Nuk kaloi shumë dhe u mësua identiteti dhe arsyeja e futjes saj në fushë teksa lojtarët po zhvillonin ndeshjen. Ajo është modelja ruse, Kinsey Wolanski, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse ‘Vitaly Uncensored’ dhe qëllimi ishte pikërisht reklamimi i kësaj faqeje, gjë që i shkruante në bikini.

Momenti teksa vajza largohej nga fusha (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Sipas basteve sportive dhe analistit Darren Rovell, reklamimi i faqes ‘Vitali Uncensored’ përmes kanaleve zyrtare do të kishte kushtuar pothuajse katër milionë dollarë.

Duke u bazuar në Apex Marketing Group, nga kjo dalje, vlera ekuivalente e reklamimit e vlerësuar së fundmit në orë 17:30 sipas kohës evropiane ishte 3.97 milionë dollarë.

Efekti? Sipas Zdorovetskiyt, nga numri i madh i kërkesave për t’u regjistruar në Vitali Uncensored, kjo faqe për momentin është jashtë përdorimit deri në ditën e hënë. Ai më këtë rast ka shpërndarë edhe një tjetër fotografi, ku ka treguar se ueb faqen e tij e kanë vizituar mbi 1.3 milionë vizitorë të rinj, duke treguar se futja e vajzës në fushë ishte një marketing falas i suksesshëm.

Menjëherë pasi finalja ka përfunduar, Kinsey ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të publikuar një video nga ndeshja, duke u bërë thirrje ndjekësve të saj që të ndjekin zemrën e tyre për të bëra gjëra të çmendura, ashtu siç bëri ajo.

Ndryshe, për vetëm brenda një nate numri i ndjekësve të saj në Instagram është shumëfishuar, duke arritur nga 300 mijë në më shumë se dy milionë ndjekës, shkruan Telegrafi. Rrjetet sociale në ditën e sotme janë burim i mirë i të hyrave financiare për shumë modele, me siguri Kinsey tashmë ka filluar të planifikojë të ardhmen e saj rreth këtij rrjeti social.

Por, duke ditur se si funksionon bota e marketingut, shumë kompani do t’i afrohen Kinsey Wolanskit dhe Vitaly Zdorovetskiyt, fitimet do të jenë shumë më të mëdha në të ardhmen.

Vajza është liruar më vonë nga polica, ndërsa asaj i është marrë identiteti  në mënyrë që të regjistrohet në ngjarje sportive si person i padëshiruar.

Duket e thjesht, por për t’i arritur gjitha këto, dyshja krijuan një plan të përgatitur në detaje dhe në fund e arritën atë që e kishin planifikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img