2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

A rrjedh ekonomia informale nga veriu? (Video)

Mos kontrolli i vijës kufitare si në veri e po ashtu edhe në pjesë të tjera aq sa duhet ka bërë që të zhvillohet informaliteti në vend. Natyrisht ,që përpjekjet e Doganës dhe Policisë së Kosovës duhet të vlerësohen, por do të vlerësoheshin më shumë sikur kontrabanda të ndalej në kufi.
Kështu ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, me Menduh Abazin, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini. Ai ka pohuar se rreth 65 për qind e informalitetit burim kryesor e ka veriun, deri sa ka thënë se 35 për qindëshi vjen prej pjesëve të tjera të vendit.
E për pjesën veriore të vendit ka theksuar se edhe Dogana e Kosovës edhe ATK-ja, janë të limituara në lëvizje në atë pjesë dhe për këtë fajin ia ka hedhur politikës aktuale. Shahini ka thënë se vetëm në vikend me qindra e mijëra makina dalin në Maqedoni dhe me vete bartin 2 milionë euro, gjë që sipas tij ato heqen nga tregu i Kosovës si konsum.

Kurse, sa i përket telefonave mobil ka pohuar se 90 për qind e telefonave mobil hyjnë në vend pa faturë, gjë kjo e cila nuk duhet të ndodh dhe për këtë duhet të merret parasysh modaliteti i Turqisë. /GazetaTribuna/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img