2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

“Dosja e Shefave”, Grabovci nesër merret në pyetje nga prokuroria

Adem Grabovcit i është dërguar ftesa për intervistim nga Prokuroria Speciale.
Ai nesër do të intervistohet në lidhje me hetimet që Prokuroria Speciale po zhvillon ndaj tij.
Intervistimin e Grabovcit e përmendi avokati i tij Florent Latifi në seancën e ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit ku ai mbron të akuzuarin Nexhat Krasniqi.
“Nesër nuk do të jem në seancën e Limajt pasi kam intervistë me Grabovcin në Prokurorinë Speciale prej orës 10:00 deri në 12:00,” tha avokati Latifi.
Intervistimin e Grabovcit e konfirmoi edhe LIridona Kozmaqi, zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit.
“Konfirmoj se prokuroria i ka dërguar ftesë për intervistim personit për të cilin keni pyetur,” tha Kozmaqi, duke iu përgjigjur pyetjes së KALLXO.com se a do të intervistohet nesër Grabovci.
Prokuroria Speciale nisi hetimet ndaj Grabovcit më 26 gusht.

Grabovci sipas kësaj prokurorie po hetohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje me personat tjerë të paidentifikuar dhe për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.
Hetimet ndaj Grabovcit filluan pasi Insajderi nisi t’i publikojë gjatë muajit gusht dhe në fillim të shtatorit telefonatat e përgjuara ku Grabovci me zyrtarë të lartë të PDK-së e shtetit dëgjoheshin të vendosnin mes tjerash kush të punësohej e kush jo nëpër borde të ndërmarrjeve publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img