Kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli përmes një postimi ka njoftuar qe kanë filluar punimet ne asfaltimin e rrugëve lokale ne Kaçanik te cilëve ju ka premtuar para katër ditëve, po ashtu i njëjti ka theksuar qe përveç investimeve infrastrukturore, në këto lokalitete do të ketë edhe investime tjera me qëllim zhvillimin ekonomik.
Edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit z. Pal Lekaj ka uruar fillimin e punimeve ne doganaj i cili ka theksuar qe ju kam premtuar banorëve, çdo rrugë e dëmtuar gjatë punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”, do të kthehen në gjendjen e mëparshme, e edhe më mirë.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1266444293530774
Postimi i z. Veseli ne Facebook:
“Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Semaj në Kaçanik, ndërsa nesër do të vazhdojnë punimet në rrugët tjera në Doganaj në drejtim të Brezovicës. Ky ishte premtimi që para katër ditësh ua dhamë bashkë me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi, banorëve të këtyre lokaliteteve që u ishin dëmtuar rrugët gjatë punimeve të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Përveç investimeve infrastrukturore, në këto lokalitete do të ketë edhe investime tjera me qëllim zhvillimin ekonomik.”
Postimi i z. Lekaj ne Facebook:
“Doganaj e Kaçanikut me rrugë më të mirë sesa që kishte.
Ashtu siç ju kam premtuar banorëve, çdo rrugë e dëmtuar gjatë punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”, do të kthehen në gjendjen e mëparshme, e edhe më mirë.
Njëjtë do të veprojmë në gjithë Kosovën.
E gëzofshi banorë të Doganajt!”