15.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i sportit Gashi flet për kurdisje në futbollin e Kosovës, i gatshëm ta luftoj këtë dukuri negative

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka deklaruar se ekziston mundësia e manimulimit të ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë Federatës së Futbollit të Kosovës në çfardo forme që të luftohet kjo dukuri negative.

“Ka zëra për kurdisje. Nëse Federata ka nevojë për mbështetje të ministrisë ne jemi të gatshëm. Flitet që në raste të caktuara mund të ketë edhe kurdisje, por nuk është e konstatume. Jo vetëm që do ta ndihmojmë por ne jemi edhe të interesuar që të punojmë në këtë aspekt” ka thënë Gashi për Indeksonline.

Ndërsa më herët, në një emision televiziv ai kishte deklaruar se në futbollin e Kosovës ka kurdisje por jo në mesën që ka pasur dikur.

Së fundi edhe Prokuroria Speciale ka konfirmuar nisjen e hetimeve për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img