3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kompanitë gjermane abstenojnë nga punësimet e reja

Gatishmëria e kompanive gjermane për të punësuar punëtorë të ri vazhdoi të bie në maj, njoftoi instituti ekonomik i Munihut IFO.

Barometri i agjencisë së punësimit ra në 100.3 pikë në maj nga 101.5 pikë në prill, duke treguar se ritmi i rritjes së punësimit në Gjermani po ngadalësohet.

Industria e prodhimit, sipas IFO, është i vetmi sektor në të cilin kompanitë presin një rënie të numrit të punonjësve, një trend që rritet për muajin e tretë radhazi.

Ata gjithashtu shtojnë se gatishmëria për të punësuar punëtorë të ri ka rënë vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2019, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, pjesa më e madhe e rritjes në punësim vlerësohet të jetë për shkak të sektorit të shërbimeve, megjithëse gatishmëria për të punësuar punëtorë të ri është gjithashtu “ftohur”.

Vetëm në industrinë e ndërtimit u rrit gatishmëria për angazhimin e punëtorëve të ri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img