-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti gjerman: “Gjermania duhet ta konsiderojë tërheqjen e njohjes së Kosovës”

Deputeti i AFD në Parlamentin e Berlinit, Gunnar Lindeman ka shkruar se Gjermania duhet të konsiderojë tërheqjen e njohjes ndaj shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lindeman ka shkruar se Kosova është një fortesë e krimit të organizuar në Ballkanin  Perëndimor  e ku 140 kisha janë shkatërruar.

“Gjermania si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ka njohur Kosovën në vitin 2008”, ka shkruar ai tutje.

“Njohja duhet të rishqyrtohet duke pasur në konsideratë gjendjen e ekonomisë, nëse qeveria federale është e interesuar për një situatë të qëndrueshme në Evropë”, shkroi Lindemann.

“Do të ishte mirë nëse qeveria federale do të konsideronte vendimin e atëhershëm”, përfundon shkrimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img