1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

FILLON PUNA NË QENDRËN E DEÇANIT

Ministri i Infrastruktures dhe Transportit, Pal Lekaj, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosoves, Ramush Haradinaj, të premtën morën pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve, në zgjerimin e rrugës regjionale R 107 në qendër të Deçanit.

Me këtë rast, ministri Lekaj shprehu edhe një herë përkushtimin e MIT-së dhe mbarë Qeverisë Haradinaj, në zhvillimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët, në secilën komunë të Kosovës.

Këtë premtim para të pranishmëve e përsërtiti edhe Kreu i Ekzekutivit, Ramush Haradinaj. Ai çmoi punën e palodhshme të ministrit Lekaj, në implementimin e projekteve madhore për vendin.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u shpreh mirënjohës për ndihmën financiare që MIT po i jep komunës që ai drejton.

Zgjerimi i rrugës katërkilometërshe në katër korsi, bashkë me trajtimin e rrugëve dytësore përreth saj, kap shifrën 5 milionë e 884 mijë euro. Kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Deçanit, por lidh edhe komunat e tjera përreth mes vete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img