Dhurata Dora një muaj më parë publikoi një këngë në bashkëpunim me artistin francez të njohur si Soolking. “Zemër” rezultoi një sukses i vërtetë dhe tashmë është kthyer në një hit në të gjitha trojet shqiptare. Në fakt që nga momenti i publikimit ishte e sigurt se kjo këngë do t’i sillte Dhuratës edhe sukses kombëtar.
Kjo gjë tashmë u bë realitet dhe këngëtarja shqiptare është bërë e njohur edhe në Francë. Një nga fansat e saj ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkëputur nga një televizion i njohur francez, i cili transmeton këngën e Dhuratës dhe Soolking.
Shumë rrallë ndodh që në mediat e huaja të transmetohet muzikë shqip, prandaj ky është një sukses i vërtetë për Dhurata Dorën. “Zemër” deri më tani ka rezultuar një sukses i vërtetë, sepse numëron gati 85 milionë shikime në ‘Youtube’ dhe komentet për të janë në gjuhë nga më të ndryshme.