Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti Hetimor – Stacionit Policor Pejë, në bashkëpunim edhe më njësitë tjera policore të nënstacionit policor Vitomiricë, pas një pune operativo – hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin shtetasin E.S. m/k/b/ lindur vitin 2000.
“I dyshuari është arrestuar për shkak se më datë 16.05.2019 në fshatin Vitomiricë kishin ndodhur tri raste të vjedhjeve të rënda, me ç’rast ishin dëmtuar tre shtetas banues në ketë fshat.
Si bashkëkryes të këtyre veprave janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, identiteti i të cilëve është i njohur dhe janë në kërkim policor”, thuhet në njoftimin për media.
Pas intervistimit, të dyshuarit ju ka shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë me urdhër të prokurorit shtetit.