Janë hapur me kohë, të gjitha vendvotimet në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Ndërkaq qysh në mëngjes është vërejtur interesim i madh i njerëzve për të votuar.
Votën e ka hedhur edhe deputeti i Kosovës nga Lista Serbe, Igor Simiq i cili ka thënë se pret që Lista Serbe të fitojë në këto zgjedhje për kryetar të Komunave.