Në skenën e Eurovisionit ka kënduar këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi.
Maliqi ishte e dyta me radhë në interpretimin e këngës “Ktheju tokës”, që u prit mirë nga publiku.
Ky është edicioni i 64-të i festivalit të këngës evropiane, Eurovision.
Festivali i këtij viti mbahet në Izrael, pasi këngëtarja e këtij vendi u shpall fituese vitin e kaluar.