Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë sot në një panel diskutimi me temën e fuqizimit të pozitës së femrave.
“Sot pata nderin dhe privilegjin që të jem pjesë e panelit diskutues “T’i fuqizojmë femrat” si pjesë e projektit të organizuar nga TOKA”, ka shkruar ish-Presidentja Jahjaga në Facebbok.
Ajo gjatë fjalës së saj, ndër të tjera, ka rrëfyer eksperiencën e saj dhe të njëjtën e ka shfrytëzuar për motivimin e të rejave në vendin tonë
“Gjatë diskutimit pata mundësinë të ndaj me vajzat pjesëmarrëse përvojat e mia që nga fëmijëria e hershme e deri tek mandati im presidencial, ku mesazhi im kryesor ishte që çdo gjë është e mundur nëse beson në vete”.
Ajo i ka inkurajuar të rejat që të vazhdojnë me punën e tyre duke i thyer steriotipet gjinore si dhe duke arritur sukseset që synojnë.