2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik

Në lidhje me fotografinë e publikuar mbrëmë nga Flora Brovina ku pretendohej se ishte një rast i dhunimit nga lufta e fundit në Kosovë e doli të jetë e pavërtetë ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se asgjë nuk mund të jetë shfajësim për dhimbjen që iu është shkaktuar mbrëmë mijëra viktimave të dhunës seksuale, shkruan lajmi.net.

Ajo është shprehur e tronditur dhe ka kërkuar falje që një kauzë e tillë është degraduar.

“Turpi bie mbi ne”, është shprehur Çitaku duke shtuar se beson në organet e rendit për hetimin e rastit.

Ky është postimi i plotë i saj:

Asgjë nuk na shfajson për dhimbjen që ua shkaktuam mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.

Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq tē dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë.

Turpi bie mbi ne.

Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund.

Shpresoj që akterët e përfshirë të nxjerrin mësimet nga ngjarjet e djeshme. Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik. Tendeca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pasë edhe më herët. Ta ndalim këtë qasje dhe të zotohemi të sjellim drejtësi për të gjithë ata që paguan lartë çmimin e lirisë që gëzojmë sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img