-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova në Kampionatin Botëror të Lëvrimit (Foto)

Kosova do të jetë në mesin e 30 shteteve pjesëmarrëse në edicionin e 63-te të Kampionatit Botëror të Lëvrimit, i cili këtë fundjavë po mbahet në York të Britanisë së Madhe.
Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Lëvrimit, i bërë para gjashte viteve, u ka krijuar mundësinë lëvruesve kosovarë që të konkurrojnë me shtetet më të mëdha të botës që kanë përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, e cila mbështet përfaqësimin e tyre në këtë kampionat, tregojnë se pjesëmarrja e përfaqësueses kosovare, përveç epitetit garues, ka për qëllim edhe promovimin e shtetit të Kosovës, shkëmbimin e praktikave me të mira të lëvrimit, përmirësimin dhe shfrytëzimin racional të tokës – duke u bazuar në rregulloren e Organizatës Botërore te Lëvrimit.
Bekim Hoxha, udhëheqës i delegacionit kosovar dhe njëherësh edhe anëtar i Bordit të Organizatës Botërore të Lëvruesve (World Ploughingh Organization- WPO), tha se garuesit kosovarë gjatë viteve të kaluara kanë arritur të tregojnë rezultate pozitive dhe kjo ka bërë që Kosova të tërheq vëmendjen e mediave botërore që po mbulojnë këtë ngjarje.
Në Kampionatin Botëror të lëvrimit, Kosova përfaqësohet nga garuesi Lulzim Shehu në disiplinën me plug konvencional, trajneri Afrim Sharku dhe Alban Rama – kryetar i Organizatës se Lëvruesve të Kosovës. Në ditën e parë, garuesi Shehu ka treguar shkathtësi të mira, por rezultatet përfundimtare do të publikohen sonte në mbrëmje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img