0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Zëri i Kosovës për të kërkuar drejtësi sot u paraqit edhe në Bienalen e Venedikut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zëri i Kosovës për të kërkuar drejtësi ndaj krimeve dhe gjenocidit që i bëri Serbia, u paraqit sot në Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut.

Veseli ka thënë se për rrugën e pakthyeshme për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës, ndihmë të jashtëzakonshme do të japin edhe Ministria e Kulturës bashkë me artistët me paraqitjet e tyre brenda dhe jasht vendit.

 

”Në prag të 20 vjetorit të çlirimit, shteti ynë ende ka shumë plagë të hapura ku mijëra persona u vranë e u zhdukën, ndërsa kriminelët serbë të këtyre vrasjeve janë ende të lirë. Zëri i Kosovës për të kërkuar drejtësi sot u paraqit edhe në Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut, nëpërmjet paraqitjes së artistit tonë Alban Muja dhe komisioneres Arta Agani. Në rrugën tonë të pakthyeshme për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës, një ndihmë të jashtëzakonshme do ta japin edhe Ministria e Kulturës dhe artistët, nëpërmjet paraqitjeve të tyre brenda dhe jashtë vendit”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img