Sot është Dita e Evropës, një festim vjetor i paqes dhe bashkimit në Evropë.
9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit.
Vizion i tij ka qenë krijimi i një institucioni evropian që do të grumbullonte dhe menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut.
Traktati për krijimin e një organi të tillë është nënshkruar vetëm një vjet më vonë. Propozimi i Schumanit konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian.
Për të festuar Ditën e Evropës, institucionet e BE-së hapin dyert e tyre për publikun më 2 maj në Strasburg dhe më 9 maj në Bruksel dhe Luksemburg.
9 maji është festë zyrtare në Kosovë dhe institucionet e kanë pushim, megjithëse Kosova ende nuk është anëtare e BE-së dhe ende ka regjim vizash nga BE.