1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kosova pranohet, Serbia përjashtohet nga WCPT

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është bërë pjesë e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë- World Confederation for Physical Therapy (WCPT). Ndërsa Serbia nuk ka arritur që të jetë pjesë e kësaj konfederate.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu i cili ështē Doktor i shkencave te fizioterapisë dhe Profesor në Fakultetin e Mjekësisë. Haxhiu njihet si themelues i Odes se Fizioterapise se Kosoves përmes Ligjit të Odave të Profesionistëve Shëndetsore dhe avokues i të drejtave të profesionistëve shëndetësor.
Ai  në profilin e tij ‘Facebook’ ka shkruar se kjo është një e arritur e madhe për shëndetësinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Haxhiut: /Prishtinapress.eu

Kosova pranohet në WCPT.

Nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë ështē antare me të drejta të plota në Konfederaten Botërore të Fizioterapisë – World Confederation for Physical Therapy (WCPT) .

Pas një punë disa vjeçare në Shoqatën e Fizioterapisë së Kosovēs dhe themelimit me ligj të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, organizimit dhe forcimit të saj, sot është arritur antarësimi i plotë në Organizatën më të madhe botërore të Fizioterapisë.

Në Kuvendin e WCPT në Gjenevë sot Kosovën e përfaqesoi kryetarja e OFTK-së znj. Dafinë Ibrahimi-Kaquri e cila ngriti flamurin e Kosovës në podiumin e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë.

Është kjo një e arritur e madhe e shëndetësisë tonë e cila u bë e mundur falë vizionit dhe punës së vazhdueshme në ngritjen e profesionit të fizioterapisë duke respektuar standardet botërore dhe bashkpunimit të OFTK-së me Odat tjera , me Organizaten Evropiane të Fizioterapisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

Urime të gjithë kolegëve të fizioterapisë

P.S.

Ky sukses u bë edhe më i ëmbël pasi që Kosova u pranua në WCPT, ndërsa Serbia u përjashtua për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ndaj Konfederatës Botërore të Fizioterapisë. Qasja destruktive e Serbisë e mori përgjigjen e duhur.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img