7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

5 sekrete të njerëzve që e kanë gjithmonë shtëpinë akull të pastër!

Me siguri, shumë prej jush bëjnë pjesë në popullatën që përpiqet çdo ditë ta mbajë shtëpinë të pastër dhe të rregullt apo jo?! E keni parasysh kur shkoni në disa shtëpi dhe janë gjithnjë “akull të pastra”? Çfarë bëjnë këta njerëz që e mbajnë gjithnjë kështu?! Hilet më poshtë!

1. Pastrojnë sipërfaqet!

E kuptojmë nëse në një shtëpi është vënë apo jo dorë, nëse mbi tryezë apo dollap nuk ka asnjë grimcë pluhuri. Ata e dinë që për tu dukur gjithnjë të rregullt duhet të paktën të fshinë sipërfaqet e objekteve.

2. Nuk lënë asnjë enë!

Nëse zgjoheni dhe shihni një lavaman të mbushur me enë të palara, do të ndiheni keq e mos më keq. Enët do t’ju marrin nga 5 deri në 10 minuta, kështu që mos përtoni. Shtëpia merr pamje tjetër kur s’ka enë për t’u larë.

3. Dinë si të krijojnë hapësira të mjaftueshme.

Kur blini diçka të re, ato të vjetrat mund t’i dhuroni, shisni apo flakni. Nëse çdo gjë është në vendin e saj, shtëpia do të duket më e rregullt, më e madhe dhe më e pastër.

4. Ndjekin një plan pastrimi

Shtëpitë e pastra nuk ekzistojnë krejt rastësisht. E gjithë kjo ka një rregull pune, që duhet të kthehet në rutinë. Përshembull çdo të shtunë e kanë vendosur të bëjnë punë me themel, ndërsa ditët e javës përpiqen thjesht të mbajnë rregull.

5. Ata mendojnë “pastër” sapo hynë në shtëpi

Këpucët s’duhet të lihen kurrsesi tek dera. Edhe me rrobat që ishit jashtë, s’mund të uleni në divan. Ka shenja mikrobesh gjithandej!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img