Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti Kujtim Gashi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në SHBA. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social facebook.
Qëllimi i kësaj vizite të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit në SHBA është koordinimi dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e rinisë e me theks të veçant në programimin për futjen në funksion të kampit rinor i cili së shpejti pritet të filloj së funksionuari në Kosovë.
SHBA-të janë partneri më i fuqishëm i yni ka shkruar Ministri Gashi përmes rrjetitit të tij social. Kosova së shpejti do ta ketë kampin rinor i cili do të jetë në funksion dhe në shërbim të gjeneratës së re ka shkruar Ministri Gashi.