-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ekspertët paralajmërojnë, mos pini cigare elektronike – Ja çfarë përmbajnë

igaret elektronike mund të jenë të kontaminuara me bakterie dhe kërpurdha që janë të lidhura me sëmundje të mushkërive, sugjerojnë hulumtimet.

Shkencëtarët që testuan 75 mbetje të cigareve elektronike që janë vetëm për një përdorim, gjetën shenja të bakterieve të dëmshme.

Ndërkohë gulkan, një molekulë që gjendet në shumicën e kërpurdhave, është detektuar në 81% të produkteve.

Ekspozimi ndaj këtyre toksinave është lidhur me shumë probleme shëndetësore që përfshijnë asmën, funksion të reduktuar të mushkërive dhe inflamacion.

Një ekip nga shkolla mjekësore e Harvardit studioi cigaret elektronike e firmave më të mëdha në SHBA. Ata identifikuan një endotoksinë nga bakteriet, që e bënë këtë bakterie specifike më rezistuese ndaj antibiotikëve.

Profesori david Christiani që drejtoi ekipin tha:”Bakteria negative endotoksinë dhe glukani kanë shkaktuar efekte respiratore akute dhe kronike. Duke gjeur këto toksina në cigare elektronike shton shqetësimet për probleme respiratore tek përdoruesit.”

Besohet që pambuku që përdoret në fiishekët e cigareve elektronike mund të jetë një burim potencial i kontaminimit.

Nivelet bakteriale të endotoksinës ishin më të larta në produktet që kanë shije të frutave. Ndërsa glukani është gjetur në masë më të madhe tek cigaret me shije mente dhe duhani të pastër.

“Përveç thithjes së kemikaleve të dëmshme, cigaret elektronike mund të iu ekspozojnë ndaj bakterieve kontaminuese”, Thotë Dr. Mi-Sun Lee.

“Këto gjetje të reja duhet të konsiderohen kur zhvillohen politikat për cigare elektronike”, shton ai.

Studimi vjen pasi një ekspert britanik akuzoi Zyrwn e Shwndetit Publik në Angli për injorim të provave në rritje të cigareve elektronike.

Vitin e kaluar në SHBA më shumë se tre milionë studentë të shkollave të mesme besohet që kanë përdorur cigare elektronike.

Edhe hulumtime të mëparshme nga Harvardi kanë sugjeruar se kemikale që lidhen me sëmundje të rënda të mushkërive janë prezente në cigare elektronike me shije.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img