2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

Ka shkuar në tetë numri i sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Organizatori i LE Minsk 2019 i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës pjesëmarrjen e pesë xhudistëve tanë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët janë kualifikuar me normë.

Distria është bartësja e dytë në kategorinë deri 48 kilogramë, Majlinda është e katërta (-52 kg), Nora e para (-57 kg), Akili i katërta (-73 kg), ndërsa Loriana e teta (-78 kg).

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, beson se edhe nga Minsku do të kthehen me medalje.

“Normalisht, gjasat janë për medalje dhe besoj që do të kthehemi me medalje, sa e qysh mbetet të shihet. Në xhudo, Lojërat Evropiane janë edhe Kampionat Evropian, domethënë do të jetë shumë garë e fortë”, ka deklaruar Kuka për “noc-kosovo.org”.

Pikërisht në xhudo, Kosova numëron një medalje të bronztë të fituar nga xhudistja Nora Gjakova, në debutimin e ekipit tonë në Baku 2015.

Para xhudistëve, por me ftesë, KOK-ut i është konfirmuar edhe pjesëmarrja e boksieres, Donjeta Sadikut, karateistit, Alvin Karaqi dhe pingpongistit, Fatih Karabaxhaku.

Afati i dërgimit të konfirmimeve nuk është mbyllur ende dhe në ditët në vijim ka gjasa të vije në KOK edhe konfirmimi për ndonjë sportist të sporteve tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img