Chelsea barazoi në Stamford Bridge, 2:2, me Burnleyn në javën e 36-të në Premierligë.
Por, skuadra londineze ka marrë pas ndeshjes një lajm aspak të mirë pas ndeshjes, përcjell prishtinapress.eu
Chelsea ka mësuar se Callum Hudson-Odoi e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, pasi ka krisur ashtin e thembrës.
Talenti anglez pritet që mos luajë për skuadrën londineze deri në prag të fillimit të sezonit të ri, ndërsa Maurizo Sarri do t’i ketë si opsion Pedron dhe Willianin.