1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zgjidhet kryetari i PDK-së në Skenderaj

Sami Lushtaku është rizgjedhur Kryetar i PDK-së në Degën e Skenderajt. Ai ka marrë 215 vota ndërsa 21 kanë votuar kundër. Procedura e votimit ka qenë e fshehtë, të pranishmit ne këtë kuvend zgjedhor të PDK-së kanë thënë se gjithçka ka shkuar sipas rregullave zgjedhore i gjithë procesi, kështu qe Sami Lushtaku do të jetë edhe katër vite Kryetar i PDK-së në Skenderaj. 

Burime të afërta me kryetarin e rizgjedhur kan konfirmuar rezultatin përfundimtar duke theksuar qe votimi ka qenë i fshehtë dhe grupi i Nuredin Lushtakut dhe Bekim Jasharit nuk ju kan fut garës për të parin e PDK-së në Skenderaj.

Gjatë procesit zgjedhor nëpër nëndegë në Skenderaj Lushtaku është sfiduar nga kushëriri i tij, Nuredin Lushtaku, Bekim Jashari dhe deputeti Bekim Haxhiu.

Ende mbetet herët të flitet nëse Bekim Jashari, Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu do të krijojnë parti të re, do të kalojnë në Nismën Socialdemokratike apo do të mbesin antarë të PDK-së pasi qe nuk kanë arritur të zgjidhen në pozita të larta në PDK.

Kryetari i sapo zgjedhur në llogarinë e tij ne Facebook ka shkruar:

Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve! SL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img