Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se autostrada që lidhë Kosovën me Maqedoninë Veriore do të lëshohet shumë shpejt.
Presidenti në profilin e tij në Facebook ka shkruar:
“Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane”.