Sulmuesi argjentinas në një periudhë prej një viti ka ndryshuar tri skuadra, duke e pasur të vështirë ambientimin te Chelsea në Premierligë
Pavarësisht transferimit me shumë buje nga Milan te Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, ish sulmuesi i Juventusit dhe Napolit ka përfunduar në bankinë te ‘Blutë e Londrës’ që drejtohen nga Maurizio Sarri.
Capello nuk pret që pas kësaj forme Chelsea të shpenzojë në transferimin e Higuain, duke bërë që ky i fundit të kthehet në Torino, për të hapur një problem të ri te Juventus.
“Juventus nga korriku do ta ketë përsëri në skuadër Higuainin”, ka deklaruar Capello, përcjell prishtinapress.eu
“Ai u shit shumë shpejtë kur Juventus mori Ronaldon. Ai do të kthehet nga Chelsea dhe ky është një problem”.