Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka kujtuar viktimat, fëmijë, të rinj, të rejta, burra e pleq, shkruan prishtinapress.eu
Thaçi shkruan se edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk është ndëshkuar nga drejtësia.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.