13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Jeta në barakën e planifikuar për t’i vendosur pëllumbat – në myk e lagështirë, ndërmjet urisë dhe sëmundjes (Foto)

E sëmura jeton në një barakë prej dërrase me plot myk, ku të ftohtit e shiu, minjtë e insektet hyjnë e dalin ngado. Varfëria ia solli sëmundjen që po ia “gërryen” trupin Zelihe Hasimit, e cila tash e tri vjet me të birin jeton në “Strehimoren e pëllumbave”, shkruan sot gazeta Zeri.
E prekur nga një sëmundje e gjirit, me djalin dy vjet e gjysmë, Zelihe Hasimi jeton në myk e lagështirë.
Në barakën prej dërrase, pranë Parkut të Qytetit, në Prishtinë, jo më shumë se 20 metra katrorë, që i është mbështetur rrethojave të këtij Parku, ajo po strehohet tash e tri vjet.
E ndërtuar nga një banor i kryeqytetit për t’i vendosur pëllumbat, kjo barakë është bërë streha e kësaj familjeje pasi pronari i saj ndërroi mendje duke mos vendosur pëllumbat, por këtë familje që tashmë kishte mbetur në një nga rrugët e kryeqytetit.
Të ftohtit dhe shiu depërton kudo në dhomën e vetme të anëtarëve të familjes Hasimi.
Rrobat, dyshemeja dhe dy divane (kauçë) që ka dhoma janë lagur nga të rënat e shiut që pikon nga kulmi në gjithë hapësirën e barakës. Sapo shkel këmbën era e mykut të zë frymën, por kjo familje rrezikon të presë edhe këtë dimër në këtë barakë që nuk është e projektuar për banim të njerëzve.
Trupin e saj ka nisur “ta gërryejë” varfëria, Zelihja thotë se papunësia e bashkëshortit dhe e saja ia ka mbytur shpresat për të ardhmen.

E operuar në gji, Zelihja kohëve të fundit ka marrë dhe një lajm të hidhur nga mjekët se duhet hequr edhe një copë nga trupi i saj (gjiri) pas dyshimeve se është prekur nga kanceri. Por, kjo nuk po ia shton vetëm dhimbjen në trup, por po ia shton edhe borxhet familjes.
“Barnat po më kushtojnë shumë, pastaj dhe bashkëshorti duke u munduar të kryejë punë të rëndomta fizike vuan nga boshti kurrizor. Kur kam pasur dhimbje dhe nuk kisha të holla të shkojë tek mjeku më binte dhe më bien të fikët nga dhimbja, por edhe borxh sot vështirë të hysh diku kur nuk ke si t’i kthesh”, thotë ajo…

w4

w1

w3

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img