Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se Gjermania me të gjithë mekanizmat tanimë mmbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pacolli tutje tha se Gjermania do ta vazhdojë edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj Kosovës.
Teka ka shkruar se ky është një lajm fantastik nga ministri i Jashtëm, Heiko Mass.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass.
Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar clirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë.
Me homologun tim Mass biseduam gjithashtu për raportet që duhet ti intesifikojmë ndërmjet dyja vendeve tona.
Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën. I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për, vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësin e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.
Njoftova ministrn Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut. I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës. Mass theksoi rëndësin e takimit të datës 29 prill ku janë të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perendimor me ftesë të Angela Merkel dhe presidentit francez, Macron.